Sunday, September 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGostivar, sërish përplasje Taravari-Bejta

Gostivar, sërish përplasje Taravari-Bejta

Përplasen sërish kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe ish kryetari i komunës Nevzat Bejta.
Taravari e ka akuzuar Bejtën se bllokon punën e këshillit të komunës, me ç`rast, pamundëson investimet në projekte kapitale. Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të të arriturave për 100 ditët e para të pushtetit lokal.

“Nuk është puna se unë nuk pajtohem me plotësimet apo ndryshimet e buxhetit. Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, kryetari e propozon buxhetin dhe këshilli duhet ta diskutojë dhe imagjinoni nuk është fut as në rend dite buxheti. Financimi i përkohshëm vjen kur nuk arrihet marrëveshje mes kryetarit dhe këshillit, këtu nuk është diskutuar, ata bëjnë pengesa sa të munden. U prish një kontratë e dëmshme prej të cilës 5000 euro në muaj i humbiste komuna e Gostivarit” – tha Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Nga ana tjetër, me konferencë për shtyp ka dalë edhe ish kryetari i komunës, Nevzat Bejta, i cili ka akuzuar Taravarin se miratimin e buxhetit e kërkon jo për qytetarët e Gostivarit, por për aktivistët partiak që, sipas tij, i ka futur në komunë.

“Ankesat e tij nuk zënë vend shkaku se këshilli e ka miratuar buxhetin e përkohshëm dhe shpejt do mblidhen për ta miratuar buxhetin dhe ne nuk i bëjnë asnjë pengesë, por ju e dini se e ka stërmbushur komunën me ushtarë partiak”- deklaroi Nevzat Bejta, Ish kryetar i kom së Gostivarit.

Si pasojë e këtyre përplasjeve, komuna e Gostivarit vazhdon të funksionojë me buxhet të përkohshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments