Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGordana Siljanovska humbi sot si pasojë e manipulimeve dhe falsifikimeve të rënda

Gordana Siljanovska humbi sot si pasojë e manipulimeve dhe falsifikimeve të rënda

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në një dalje para gazetarëve nga selia e partisë së tij tha se profesoresha Gordana Siljanovska humbi sot si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.

Sot kishte kërcënime, gishta të shpejtë, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se ky është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasojë e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskin. Sot Maqedonia zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deligjitimuar” tha Mickoski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments