Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në një dalje para gazetarëve nga selia e partisë së tij tha se profesoresha Gordana Siljanovska humbi sot si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.
Sot kishte kërcënime, gishta të shpejtë, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se ky është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasojë e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskin. Sot Maqedonia zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deligjitimuar” tha Mickoski.