/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Godet përsëri Menduh Thaçi: Krerët e Besës dhe Alternativës po shpërlajnë para përmes shtypshkronjave
Maqedoni, Slider

Godet përsëri Menduh Thaçi: Krerët e Besës dhe Alternativës po shpërlajnë para përmes shtypshkronjave

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka akuzuar krerët e partisë “Besa” dhe “Alternativa” , të cilat sipas tij po bëjnë shpërlarje parash përmes librave dhe shtypshkronjave.
“Lidhur me këtë unë i kam thënë edhe ambasadorit francez në Shkup, që të më japë sqarim si mundet komiteti i Helsinkut në Maqedoni të mos ketë asnjë kontroll financiar në shtypshkronja në të cilat prodhohen libra ku përkthyes janë krerët e Besës dhe Alternativës. Kjo mund të jetë edhe rastësi”.
Thaçi në Zona B në Klan Kosova, ka thënë se Rusia dhe Serbia po e përdorin radikalizmin fetar kundër ndesh.
“Unë s’do kem kurrë telashe me njerëzit që kanë përcaktime fetare, por me grupacione të ndryshme që në emër të fesë duan të arrijnë pozita të ndryshme politike”.
“Al Qaeda dhe ISIS janë çështje të përfunduara. Janë të tjerët që ringriten në këto gërmadha dhe mendojnë që lehtësisht mund të futen në fushë-betejë”.
“Rrymat liberale islamike i kam mbështetur me gjoks. Unë kam marrë pjesë në ritet e tyre dhe këtë e kam bërë që të jetë sa më liberale çështja shqiptare”.
“Rusia, Serbia dhe të tjerët këtë e kanë armën kryesore moderne që mundohen ta përdorin drejt nesh”.

January 23, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres