Sonte në emisionin CLICK PLUS në TV21,Edmond Vejseli kryetari i Lëvizjes Besa në Strugë dhe anëtari i Lëvizjes BESA pranë Departamentit të Shëndetësisë të kësaj partie u shpreh se në Maqedoni pandemia nuk u menaxhua mirë dhe se jemi më keq në rajon për nga numri i të infektuarëve dhe të vdekurve nga koronavirusi
Sa i përket hapjes së kufijve, kjo duhet të ndodh sipas Vejselit sa më shpejtë dhe se këtë e ka kërkuar Lëvizja Besa prej kohësh.
Vejseli tha se Besa e ka kërkuar edhe heqjen e orës policore.
Sa i përket hapjes së lokaleve,nuk duhet të merren masat rigoroze por duhet patur kujdes dhe se pronarët të punojnë lirshëm.
(Struga Ekspres)