Kryeministri Zoran Zaev sot tha se preferon që aeroporti të quhet me emrin e ish kryetarit të Maqedponisë Kiro Gligorov.
Në lidhje me këtë propozim, në rrjetin social Facebok, gazetari Lirim Dullovi, është shprehur kundër, duke preferuar që nëse do të zgjedhë njërin prej këtyre dy emrave (Aleksandri i Madh apo Kiro Gligorov), si qytetar i Maqedonisë, ai do të përcaktohet për të parin, pra Aleksadri i Madh, pasi sipas tij, Kiro Gligorovi është sinonim i pabarazisë dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve.
“Nëse më duhet të përcaktohem mes dy emrave, Alekdandri i Madh apo Kiro Glivorov, do të zgjidhja këtë tëë parin. I dyti, është sinonim i politikës që pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve e quante “oazë të paqës”. Pikërisht në këtë oazë të tij,shqiptarëve ju mohuan dhe ju shkelen të drejtat elementare. Nën komanden e tij u hartua kushtetuta e v.1991, që u bë gjenerator i krizës ndëretnike. Ishte president edhe gjatë ngjarjeve të Bit Pazarit, Ladorishtit, Aferës së armëve, Gostivarit etj. Në kohën e tij qindra mijë shqiptarë braktisën shtetin, sepse një ditë me një veprim të qeverisë ata mbetën pa shtetësi dhe pa perspektive për jetë normale. Ne fund, ju kujtohet edhe “korridori për në Shqipëri”, ku kërkonte që gjithë refugjatët e Kosovës të ikur në Maqedoni nga terrori serb, të transportoheshin urgjentisht në Shqipëri. Shkurt e shqip, GLIGOROVI meriton nje JO te MADHE”, ka shkruar në rrjetin social gazetari Lirim Dullovi.