Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGjyla Çeliku: Edhe ti je fajtori i shpërnguljes së rinisë, ti “intelektual”…

Gjyla Çeliku: Edhe ti je fajtori i shpërnguljes së rinisë, ti “intelektual”…

Nga prof Gjyla Çeliku

A e di ti “intelektual” pse je faktori i shpërnguljes? Sepse ti e ke detyruar fëmijën tënd të bëhet “doktor” pasi ti na paske pasur traditë doktorësh, “profesor” sepse na paska traditë profesorësh, traditë “elitash” të krijuara në kapsullë. Ti “intelektual” jo vetëm profesionin por edhe jetën ia ke zgjedhur sepse e ke detyruar të martohet me një vajzë doktori ose profesori, pasi “elita zgjedh elitën”, ti i ke përdhunuar jetën, profesionin dhe ardhmërinë. Ti vetë me ndikimin tënd do ta largosh edhe djalin tënd nga ky vend. Ndikimi yt prishi ëndërrën dhe shkatërroi ardhmërinë e fëmijës tënd dhe fëmijëve tanë. Fëmija yt mbase kishte një talent tjetër që ti nga krenaria yte ia fundose, mbase donte dikë tjetër dhe vuan për dikë tjetër që ti edhe dashurinë ia ndalove, ndaj ti e lëndove.

Sot mos vuaj, sepse ti realizove ëndërrat tua, por ama jo të fëmijës tënd. Ky shkrim erdhi si frymëzim nga një manipulim në gara nxënësish. E vlerësoj kohën time sepse kishte shumë vlera. Unë isha fëmijë e një ekonomisti që nuk kishte ndikim dhe emër në shoqëri, por kishte migruar në Amrikë që të mbajë veten dhe familjen e tij. Si nxënëse isha e dalluar dhe merrja pjesë nëpër gara të ndryshme, herë vendin e parë dhe herë të dytin, gara shtetërore, regjionale dhe ndërkombëtare, ishte krenari për mësuesit që më përgadisnin, shkollën dhe familjen time(veçanërisht nëna ime që ishte alarmi im dhe i përgjërohem).

E shkruaj në publik dhe ju falenderohem ish mësuesëve për përkushtimin dhe kohën, ju them që sukseset e mia ju dedikohen edhe atyre, pasi kanë bë punë vullnetare që edhe pas orarit janë marrë me mua, ndaj sot jam këtu ku jam. Atëherë s’kishte hile, kishte vlera. Ose mbase edhe kishte por ne nuk kishim ndikim që t’i kuptojmë, s’e kuptoj as sot pse njëherë mora vendin e dytë në matematikë në gara të revistës plus, askush nuk na sqaroi, mësuesit e mi nuk kishin faj, aq e kishin ndikimin, mbase organizatori vendoste. Por rasti që u informova këto ditë ishte i një vajze të zgjuar të cilën e kishin gënjyer nga shkolla e saj që nuk i kishte pikët e mjaftueshme për të vazhduar garën sepse djali i drejtorit i “paska pasur”. Turp me mëkat. Të të villet nga krenaria jonë “fake” dhe nga jeta jonë “fake”. Reagon vajza, nëna, tezja(me ndikim), rikontrollohet testi dhe vajza vazhdon dhe vendin e parë e fiton në nivel shtetëror. Unë u gëzova shumë por dhe u motivova të shkruaj duke ju thënë:

Nuk ka faj vetëm politika, por fajin e keni edhe ju “intelektualë” të lodhur që dëshironi bota të sillet vetëm rreth jush dhe për ju, ashtu si politikanët me pozitat, ju me ndikim fallco. Gomari nuk bëhet luan, as luani gomar. Mendoni dhe veproni shëndoshë! Përkrahni fëmijët e të gjithëve sepse janë fëmijët tanë dhe ardhmëria jonë!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!