Friday, March 24, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniGjykata Themelore Shkup: Tridhjetë ditë paraburgim për pesë persona, dy në arrest...

Gjykata Themelore Shkup: Tridhjetë ditë paraburgim për pesë persona, dy në arrest shtëpiak

Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, pas deklarimit të personave të arrestuar në gjykatë lidhur me propozimin e prokurorisë, solli vendime me të cilat për O.P., O.R., I.D., M.P. dhe M.Ç. e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Për personat E.B. dhe S.M., gjykatësi nuk e pranoi propozimin për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërkaq si masë për sigurim të pranisë u caktoi masë arresti shtëpiak.
Për personat e tjerë, për të cilët ende nuk ka përfunduar dëgjimi, pas vendimit të sjellë të gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me propozimin e prokurorisë, opinioni do të informohet sot përmes kumtesës në ueb-faqen e gjykatës me informatë të plotë për vendimet e sjella, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore Shkup 1.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments