Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovskia paralajmëroi dënime me gjoba për shkollat që nuk do t’I zbatojnë vendimet e qeverisë. Ajo theksoi se vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe se të njëjtat duhet të respektohet pasi janë në interes të shëndetit publik. E pyetur për gjimnazin e Dibrës, ku bojkotohet mësimi në distancë, pasi kërkojnë mësim me prani fizike, Carovska tha se mund të nisin sanksionet.
MILLA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Mundësi për sanksionim për ata që nuk I zbatojnë vendimet e qeverisë ka në bazë të ligjit. Vendimet e qeverisë janë të qarta dhe ato duhet të respektohen pasi janë në interes të shëndetit publik dhe popullësisë. Unë bisedova me kryetarin e Komunës së Dibrës, vendimi për bojkot në gjimnazin e Dibrës është vendim i drejtorit dhe jo I komunës. Kryetari I komunës tha se në gjimnaz nuk do të ketë mësim me prani fizike, por do të respektohen vendimet e qeverisë”.
Në lidhje me paralajmërimet për bojkot të mësimit, Carovska tha se mësimi është në rrjedhë dhe për momentin nuk ka bojkotim të përgjithshëm në asnjë shkollë, por bojkotojnë vetëm disa nxënës. Nëse në ndërkohë dalin problem në ndonjë shkollë, ajo tha se së bashku me Byronë për zhvillim të arsimit kanë obligim që të ndihmojnë në tejkalojnë situatën./SHENJA/