Orari i punës nuk po ju del kryetarëve të partive politike për të zgjedhur situatën në vend. Mbrëmë te presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov zhvilluan takim, kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti. Takimi zgjati deri në ora tre të mëngjesit.
Në këtë takim është biseduar për ndodhitë aktuale në vend dhe se si vendi ta kalojë më shpjet këtë krizë të vogël thotë kryeministri i vendit Zaev.
“Qeveria e Maqedonisë krijon kushte për krijimin e konsensusit nacional me të gjithë subjektet e rëndësishme politike me përfaqësuesit e shtetit dhe opozitës për përshpejtimin e integrimit të vendit tone në Nato. Mbrëmë deri në ora 3 ka zgjatur takimi me qëllim që të dalim mikro kriza e cila ende po zgjatë në vend”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Ministria e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska tha se nuk ka informacione se për çfarë kanë biseduar në takimin e mbrëmshëm.
“Unë mendoj se më mirë është ti pyesin ato që kanë marr pjesë në takim. Ashtu siç e patë kryeministri e ka agjendën e ngjeshur, kanë përfunduar herët në mëngjes, ndërsa sot në mëngjes duhej të na bashkëngjitet neve, dhe nuk patëm shumë hapësirë për të diskutuar, nuk dua të bëjë spekulime. Ndërsa mendoj se të gjithë e kuptojnë se situata politike është në ndikim të asaj se çfarë ndodhi në kuvend me 27 prill”, tha Radmila Shqerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Kryeparlamentari Talat Xhaveri theksoi se mbrëmë në takimin Villa Vodno që zgjati deri në mëngjes, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk tregoi nëse do t’i tërheq deputetët e partisë së tij nga kuvendi
“Në takimin e mbrëmshëm tek presidenti Ivanov, lideri i VMRO-DPMNE-së, nuk paralajmëroi se do t’i tërheq deputetët e tij nga Kuvendi. Takimi ka pasur për qëllim që të gjithë të vendosin se çfarë do të bëhet më tutje në lidhje me proceset integruese”, tha Talat Xhaferi, Kryeparlamentar R.M.
Nga partia e VMRO-DPMN-së nuk deshën të komentojnë takimin e mbrëmshëm dhe mos pjesëmarrjen në kuvend ditën e sotme.
Pas takimit të mbrëmshëm ka reaguar Lëvizja Besa. Nga kjo parti thonë se janë të habitur se përse nuk morën ftesë nga presidenti Ivanov si partia më e madhe opozitare shqiptare në Maqedoni.
“Me këtë është e habitshme se përse nga Presidenti, Gjorgje Ivanov janë të ftuara të gjitha partitë politike për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik mes palëve, ndërsa në të nuk ftohet Lëvizja BESA, si parti më e madhe opozitare te shqiptarët e Maqedonisë. Apelojmë që mos të anashkalohet vullneti politik i shqiptarëve, pasi kjo mund të krijojë ngërçe më të thella politike”, nga Lëvizja Besa.
Në këtë takim nuk mori pjesë as lideri i aleancës për shqiptarët Ziadin Sela, i cili ndodhet në Amerikë.