Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjermania u bën thirrje qytetarëve të kursejnë energji, ky është shkaku

Gjermania u bën thirrje qytetarëve të kursejnë energji, ky është shkaku

Nisur nga fakti se Rusia mund të ndërpresë tërësisht furnizimin me gaz natyror, kreu i Agjencisë Rregullatore gjermane për Energjinë Klaus Mueller, i bëri thirrje popullatës të kursejnë energjinë dhe të përgatiten për dimrin.

Mueller u bëri thirrje konsumatorëve familjarë të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat si dhe radiatorët e gazit.

Apeli vjen ndërsa në muajin e kaluar Rusia reduktoi sasinë e gazit që eksporton drejt Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë dhe në një kohë kur vendet e BE po hasin në vështirësi për të siguruar sasi rezervë karburanti.

Kompania ruse Gazprom bëri të ditur se shkaku i reduktimit të sasisë së gazit natyror ishte një problem teknik me tubacionin Nord Stream 1.

Udhëheqësit gjermanë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim dhe e kanë quajtur uljen e sasisë së gazit, një veprim politik, si reagim ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Sipas zotit Mueller, në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz, do të mbroheshin fillimisht konsumatorët familjarë sikurse spitalet dhe shtëpitë e pleqve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments