Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjermania ndalon trenat për shkak të stuhisë, Zvicra anulon shumë fluturime

Gjermania ndalon trenat për shkak të stuhisë, Zvicra anulon shumë fluturime

Gjermania ka fillluar ta ndjejë tashmë “sulmin” e uraganit “Sabine”. Në pjesën veriperëndimore të vendit, një tren “Intercity” është përplasur në një pemë që ishte rrëzuar në binarë, shkruan focus.de. Rreth 300 pasagjerë kanë ngecur për dy orë në tren.

Ndërkaq, “Deutsche Bahn” (DBB) ka njoftuar se gradualisht do të ndërpresë transportin në distanca të gjata në të gjithë vendin, transmeton albinfo. Trenat rajonalë në rajonet e prekur nga stuhia funksionojnë tashmë vetëm me shpejtësi të zvogëluar.

Afrimi i stuhisë “Sabine” ka shkaktuar anulime të shumta të fluturimeve në aeroportet zvicerane.
Siç tregojnë informacionet e nisjes nga aeroportet në Cyrih, Bazel dhe Gjenevë, fluturimet për në Mbretërinë e Bashkuar janë ato që preken veçanërisht. Janë anuluar edhe fluturimet për në Francë, Gjermani dhe Holandë.

Kompania ajrore Eurowings ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet gjermane për kohën sa mendohet se do të zgjasë stuhia.

Stuhia e njohur me emrin “Sabine” pritet të arrijë në Zvicër në natën e së dielës. SRF Meteo pret që shpejtësia maksimale që do të arrijë stuhia të hënën dhe natën të martën do të shkojë deri në 130 km / orë në ultësira dhe madje deri në 200 km / orë në male .

Nga ora 8 e mëngjesit të gjithë trenat duhet të mbërrijnë në stacione, raporton Deutsche Bahn, përcjell albinfo. Nga atëherë e tutje duhet të ndalet i gjithë trafiku në distanca të gjata “Për shkak të zhvillimeve të tanishme dhe rritjes së shpejtësisë së erës, DB ka vendosur të fillojë gradualisht t`i ndalojë të gjithë trenat e distancave të gjata në shkallë vendi në stacione më të mëdha, duke filluar nga NRW” shkruan kompania.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments