Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjermania do të kthejë edhe 14 mijë azilkërkues shqiptarë

Gjermania do të kthejë edhe 14 mijë azilkërkues shqiptarë

Për shkak të rregullave të ashpra, numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është ulur ndjeshëm. Madje, Shqipëria nuk bën më pjesë në top listën 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve.

Vetëm gjatë këtij viti Gjermania ka kthyer rreth 4.500 shqiptarë dhe priten të kthehen edhe 14.000 të tjerë.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, ka thënë se azili nuk është zgjidhje.

“Ky është një proces që do të kërkojë një kohë të caktuar. Nuk di të t’ju them afatet kohore që do të mjaftojnë që ky problem të marrë zgjidhje, megjithatë është e rëndësishme të thuhet se rruga e azilkërkimit në Gjermani është një rrugë e gabuar. Sepse njerëzit që do të kthehen sërish në drejtim të Shqipërisë mund të dënohen edhe me një ndalim hyrjeje në vendin tonë për 5 vite. Ndaj është më mirë nëse shfrytëzohen mundësitë ligjore për të shkuar në Gjermani siç është ajo me anë të një kontrate të rregullt punësimi”, ka thënë Schutz.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!