Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes

Gjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes

Marrëveshja dypalëshe mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të vozitjes, është arritur, njofton “Deutsche Welle”.
Sipas burimeve të njëjta, janë larguar pengesat e fundit dhe me këtë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani, lejet e tyre të vozitjes do të mund t’i shfrytëzojnë edhe atje.

Kjo është me rëndësi të veçantë për shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë shpërngulur atje, por edhe për ata të cilët udhëtojnë vazhdimisht për Gjermani.

Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa Maqedonia nuk e kishte.

Bisedimet mes ministrive kompetente nga Berlini dhe Shkupi, për rregullimin e çështjes së njohjes së lejeve të vozitjes kanë filluar para një dekade, gjegjësisht në vitin 2007.

Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani vitin e kaluar inicuan një peticion online, me qëllim që të përshpejtohet njohja e lejeve të vozitjeve nga shteti gjerman.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments