Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjermanët përgatiten për izolim të rreptë nga e shtuna

Gjermanët përgatiten për izolim të rreptë nga e shtuna

Gjermanët janë duke e përgatitur veten për të ashtuquajturin “frenim emergjent” – një varg masash të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga e shtuna në përpjekje për ta ulur numrin e infeksioneve të koronavirusit.

Mjekët kanë paralajmëruar për nevojën e masave shtesë për shkak të frikës se sistemi shëndetësor është nën trysni të madhe. Mbi 5 mijë pacientë ndodhen në kujdes intensiv, që është numri më i madh prej fillimit të pandemisë. Vetëm 14 për qind e shtretërve janë të lirë në këto reparte.

“Frenimi emergjent” kombëtar do t’i mundësojë qeverisë qendrore që të vendosë rregulla vetë, kur numri mesatar javor i infeksioneve të shkojë në mbi 100 për 100.000 banorë, shkruan The Guardian.

Deri më tani, kanë qenë autoritetet rajonale të 16 shteteve që i kanë vendosur masat veç e veç, duke shkaktuar dallime të mëdha në kufizime dhe huti te qytetarët në mbarë vendin.

Në mesin e masave të reja përfshihen:

-Ora policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit;

-Aktivitetet sportive lejohen vetëm nëse nuk ka kontakte fizike dhe nëse bëhen vetëm me një person tjetër ose me familjarë;

-Mbyllja e shërbimeve jothelbësore, si sallonet e bukurisë dhe ato për higjienë personale. Sallonet e floktarëve kanë të drejtë t’i pranojnë vetëm ata që kanë test negativ për Covid-19;

-Mbyllja e muzeve dhe institucioneve tjera të kulturës;

-Nëse numri i rasteve për 100 mijë banorë në një zonë shkon në mbi 165, mund të mbyllen edhe shkollat;

-Dyqanet me shërbime jothelbësore mund të pranojnë vetëm klientë që ofrojnë të dhëna kontaktuese dhe dëshmi të një testi negativ që nuk është i vjetër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!