Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGazetarja maqedonase: "Është koha t'i urrejmë shqiptarët"

Gazetarja maqedonase: “Është koha t’i urrejmë shqiptarët”

Gazetarja Biljana Sekullovska ka ironizuar me patriotët maqedonas me një artikull të saj me titull “Është koha që të urrejmë shqiptarët”.
Ajo shkruan se për momentin të jesh një patriot maqedonas me nam e nishan patjetër duhet të urrehen shqiptarët, në fakt të urrehet gjithçka që është jo maqedonase. Ajo parashtron pyetjen, pse ekzistojnë shqiptarët, jetojnë dhe marrin ajrin e njejt me maqedonasit?

“Të jesh patriot maqedonas, së pari duhet të urresh gjithçka që nuk është maqedonase, sepse siç thonë, është nga Zoti, e lashtë. Jo, më korigjoni, nuk duhet, por duhet të urrehet gjuha shqipe, muslimanizmi gjithashtu, shqiptarët patjetër. Pse ekzistojnë shqiptarët, jetojnë, marrin ajër me maqedonasit, kjo racë e tepërt ariane, prej ku burojnë amebët, dhe jo përkundrazi, assesi përkundrazi. Të urrehet, të përçmohet, të nënçmohet, të mallkohet gjithçka që nuk është maqedonase, kjo është mënyra më e mirë për të jetuar si patriot”, ka shkruar mes tjerash Biljana Sekullovska në artikullin e saj me titull “Është koha që të urrehen shqiptarët”./Gazeta Express/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments