/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Garip Kaba: E pa tolerueshme është që në këtë shtet të llogaritemi si njerëz të rangut më të ulët! Rasti i fundit me mjekët shqiptar, dr. Fadil Cana dhe Ilir Demiri
Shëndetësi, Slider

Garip Kaba: E pa tolerueshme është që në këtë shtet të llogaritemi si njerëz të rangut më të ulët! Rasti i fundit me mjekët shqiptar, dr. Fadil Cana dhe Ilir Demiri

Autor-Garip Kaba

Është e turpshme dhe e dënueshme forma dhe mënyra si trajtohemi si shqiptarë në jetën e përditshme.E pa tolerueshme është që në këtë shtet të llogaritemi si njerëz të rangut më të ulët.Rasti i fundit i shoqatës së mjekëve me dy infektologët shqiptarë tregon fytyrën e vërtetë të qasjes dhe trajtimit të shtetit dhe institucioneve në pergjithësi ndaj nesh.Shumë nga ne kemi pasur rastin që t’a kemi nevojën e dy mjekëve gjatë kësaj periudhe me pandeminë-Dr.Ilirit dhe Dr.Fadilit, vetëm për të dëgjuar nga zëri i tyre ndonjë lajm për gjëndjen e pacientëve tanë me gripin Covid19,sjellja e tyre ka qenë gjithmonë shembullore dhe për çdo lëvdatë. Në këtë klinikë ka edhe mjek tjerë specilaistë Infektologë shqiptarë të cilët poashtu nuk janë në listën e kësaj shoqate.Është momenti i fundit që të bëhemi vigjilent dhe mos tolerojmë kësi rastesh apo ndodhish që shum shpesh po na paraqiten dhe gati janë bërë përditshmëri që të nënçmohemi dhe të nënvlerësohemi.Është koha e përgjegjësive politike,e atyre që kan marrë përsipër të udhëheqin dhe të mbrojnë interesat tona kudo qofshin në institucionet e shtetit.Nuk duhen toleruar gjithmonë këto nënçmime të përditshme që na bëhen.Është momenti për ndërgjegjësim dhe reflektim por edhe për të kërkuar përgjegjësi morale dhe politike në ç’do institucion qoftë edhe i pamvarun si(Shoqata e Mjekëve)që së paku të bëhet dorëheqje si princip i vlefshëm për secilin bartës funksioni,sepse fundja,mandatet janë të përkohshme dhe shqiptarët dëshpërohendhe vuajn nga pasojat e neglizhencës së funksionarëve tonë.Populli që flen dhe nuk përpiqet për të drejtat e veta dihet se çfarë fundi e pret,është koha tani dhe shpejtë të ndajmë dhe mbrojmë interesat tona në këtë shtet.Mënyra ose forma që kanë transmetuar dhe praktikuar kryesisht pushtetarët e Bdi-së slë për të dëshiruar, sepse vërtet kemi humbur shumë për të qënë të nderuar dhe respektuar si komb.Interesat tona mbrohen duke sjellur ligje dhe vendime atje ku vendoset për çështjen tonë,pra qeveria dhe përfaqësuesit tonë si bartës të funksioneve me emërim nga partia në pushtet kanë detyrë për të mbrojtur interesat së pari të shqiptarëve jo siç bëjnë zakonisht të mbrojnë dhe përfaqësojnë vetëm njerëzit e partisë sepse partia nuk ka qenë nuk është dhe nuk mund të jetë Populli!

April 12, 2021

error: Content is protected !!
Struga Ekspres