Gafur Demiri, i njohur për publikun si Gaffi, ka lansuar klipin e tij më të ri të titulluar “Skan fat” i cili rezulton të jetë edhe projekti i parë i këtij viti dhe njëkohësisht rikthimi i tij më skenën muzikore. Gaffi eshte artist i pavarur i cili momentalisht punon në labelin e tij Home Entertainment i cili njëkohësisht është edhe vet producenti i këngëve të tij. Sa i përket projektit të fundit, muzika, teksti dhe mix/masteri është bërë nga vet ai, ndërsa videoklipi është realizuar nga High Production, produksion i cili gjithashtu ështv pjesë e familjes Home Entertainment. Gaffi në rrjetet sociale të tij ka theksuar se tashmë 3 projekte të reja janë të përfunduara, 2 nga të cilat do të lansohen bashkë me videoklip.