Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiGabimet që ju bëni dhe që ju dëmtojnë shëndetin gjatë dimrit

Gabimet që ju bëni dhe që ju dëmtojnë shëndetin gjatë dimrit

Përderisa viruset e ndryshme janë të pranishëm kudo në stinën më të ftohtë të vitit, gjëja e fundit që dëshironi është që të keni një sistem imun të dobët. Megjithatë, ka disa gabime që ne të gjithë i bëjmë pa qëllim, por që sigurisht nuk do të duhej t’i bënim, veçanërisht jo në dimër.
Mbështeteni në vitaminën C: Shumica e njerëzve e bazojnë në agrume furnizimin shtesë me vitaminë C, që rrjedhimisht i blejnë në supermarkete apo në treg të gjelbër. Megjithatë, Dr. Dan Duna thekson se hulumtimet që janë kryer gjatë 70 vjetëve të fundit rezultuan në atë se vitamina C nuk largon simptomat e ftohjes dhe as nuk e shkurton kohën e sëmundjes. Sipas tij, nuk ia vlen të marrim sasi shtesë të vitaminës C sepse trupat tanë patjetër do të marrin vetëm sasinë e nevojshme. Nga ana tjetër, shtesat e zinkut ndjeshëm shërojnë trupin dhe e mbrojnë më tej kundër viruseve dhe baktereve.

Nuk pini ujë të mjaftueshëm: Në dimër nuk e ndjeni etjen si në stinën e verës, prandaj shpesh ndodh që të mos merrni lëngje të mjaftueshme. Trupi i njeriut ka nevojë për të paktën dy litra lëngje në ditë. Sigurisht mund të pini edhe çaj dhe kafe, por të jeni të kujdesshëm të mos e teproni me kafeinë.

Harroni për kremra me faktorë mbrojtës: Ndoshta mund të mendoni se jeni më të mbrojtur në dimër, por për fat të keq ekspozimi në diell mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Dermatologu Dr. Adam Friedman thekson se shumica e rrudhave dhe parregullsive në fytyrë pikërisht vinë nga ekspozimi në diell. Sigurohuni që herën tjetër kur blini krem, të ketë në etiketë faktorin mbrojtës nga rrezatimi UV.

I thani rrobat në shtëpi: Kur i thani rrobat tuaja në shtëpi lirohen materiale të rrezikshme të tilla si: acetaldehide dhe beznenë. Prandaj, në qoftë se nuk keni kushte të thani rrobat tuaja jashtë, sigurohuni që rregullisht të ajrosni ambientin e brendshëm. Përndryshe, edhe njerëzit të cilët nuk kanë probleme me astmë dhe alergji do të kenë disa simptoma të tilla, si dhimbje koke dhe skuqje të syve.

Përdorni karbohidrate në sasi të tepërt: Personi mesatar shton peshë rreth 3 kg gjatë dimrit. Nëse mendoni se kjo “nuk është aq e tmerrshme” kujtoni se sa është në të vërtetë vështirë për të hequr kilogramët shtesë në stinën e verës. Prandaj, përcaktohuni më shumë për perime, sallatë, peshk dhe supë shtëpiake.

Visheni shumë trashë kur shkoni për vrapim: Trajneri profesionist, Laidler, thotë se kombinimi më i mirë është veshja nga materiali elastik dhe najloni. Gjithashtu, mos harroni që menjëherë të ndërroni rrobat kur të ktheheni nga vrapimi dhe ushtrimet.

Injoroni alergjitë: Jemi të prirë të mendojmë se alergjitë ndodhin vetëm në verë, por kjo nuk është e vërtetë. Për shkak të infeksioneve respiratore, është e rëndësishme që sa më shpesh të ajrosim hapësirën në të cilën banojmë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!