/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Futbollisti Arlind Merko, super talenti 17 vjeçar nga Ladorishti i Strugës që po mahnit Zvicrën! Kërkohet nga shumë ekipe evropiane (FOTO-VIDEO)
Qyteti, Slider, Sport

Futbollisti Arlind Merko, super talenti 17 vjeçar nga Ladorishti i Strugës që po mahnit Zvicrën! Kërkohet nga shumë ekipe evropiane (FOTO-VIDEO)

Supertalenti Arlind Merko ,është 17 vjeçari nga Ladorishti i Strugës që shkëlqen gjithmonë në fushën e blertë në ekipet zvicerane ku ka treguar një talent jashtëzakonisht të madh ku edhe ka tërhequr vëmendjen e ekipit të kombëtares së Maqedonisë ku pritet së shpejti edhe zyrtarizimi në këtë përfaqësuese, shkruan Struga Ekspres.

Arlind Merko në Zvicër që në moshên 4 vjeçare ka shfaqur sinjalet e para të talentit të tij në futboll ku edhe jeton prej kohësh  me familjen e tij.

Ka luajtur në FC Zuchwil në moshën 4 vjeçare deri në moshën 12 vjeçare, pastaj në ekipin  Fc Grenchen.

Aktualisht talenti nga Ladorishti i Strugës luan në ekipin e Fc Concordia-Basel.

Janë shumë ekipe evropiane që kanë kërkuar shërbimet e këtij futbollisti.

17 vjeçari duket se ka një të ardhme të ndritshme në futbollin evropian duke u radhitur në një nga lojtarët më të mirë në Evropë.

January 8, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres