Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFushata zgjedhore ka nisur edhe për Ohrin,Dibrën,Novo Sellën

Fushata zgjedhore ka nisur edhe për Ohrin,Dibrën,Novo Sellën


Bashkë me fushatën për zgjedhjet presidenciale në tri komuna të vendit prej sot ka nisur fushata edhe për zgjedhje lokale. Në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Në garën për kryetar të Ohrit janë: Nifail Trendafilov – Nançe nga GDU, Xhemal Mena nga Lëvizja BESA, Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Kostantin Georgievski nga LSDM dhe Stevçe Stevoski nga partia Demokratët.
Zgjedhjet në këtë komunë po zhvillohen pas vdekjes së kryetarit të ndjerë të Ohrit, Jovan Stojanovski më 15 dhjetor të vitit të kaluar.
Në garën për Dibrën marrin pjesë: Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët i përkrahur nga Lëvizja BESA, Hekuran Duka nga BDI.
Partitë maqedonase nuk kanë nxjerrë kandidat në Dibër, dhe se ato deri tani nuk janë deklaruar se cilin kandidat do ta përkrahin. Zgjedhjet në këtë komunë po organizohen pas vdekjes së ish-kryetarit Ruzhdi Lata në dhjetor të vitit të kaluar, pas një sëmundje të rëndë. Edhe në Novo Sellë si komunë e vogël rurale fillon sot fushata ku në garë janë disa kandidatë. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments