Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFrikë nga arrestimet masive në Maqedoni, janë shumë emra

Frikë nga arrestimet masive në Maqedoni, janë shumë emra

Organet e hetuesisë gati kanë finalizuar dosjen që do të çoj në burg, dy kokat e qeverisë së kaluar.
Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shkruar në profilin e tij në facebook se së shpejti do të arrestohen Nikola Gruevski dhe kusheriri i tij Sasho Mijallkov. Ai ka shkruar se kjo është çështje ditësh, sidomos për të dytin. Po ashtu Bozhinovski ka shkruar se këto koka kryesore po përgatisin mbrojtjen e tyre me avokatë të njohur, vetëm e vetëm për të përballuar dosjen e ngritur të re, që mund të jetë jashtë atyre të ngritura deri tani nga ana e Prokurorisë Speciale.

Aktivitetet do të nisin me marrjen e detyrës së re nga ana e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev, por edhe pasi që të startojë me punë, prokurori i ri i përgjithshëm, Lubomir Joveski.

Më tej ai në postim tjetër ka vazhduar duke përmendur emra se:

“Pas zgjedhjes së prokurorit të ri publik, do të arrestohen Gruevski dhe Mijallkov. Pas tyre edhe bashkëpjesëmarrësit e tjerë do të shkojnë në Shutkë”, ka shkruar Bozhinovski Agjencia e lajmeve INA javën e kaluar paralajmëroi për arrestime masive që do të pasojnë gjatë këtij muaji, ku në shënjestër janë ish-kryetarë komunash, funksionarë shtetëror, përfshirë edhe ish-ministra, ish-drejtorë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera dhe skandale tjera të keqpërdorimit të kompetencave zyrtare dhe vendimeve të tjera, me të cilat janë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.

Hetimet kanë nisur muajve të kaluar, ndërsa para zgjedhjeve gati ishin finalizuar ato, dhe se MPB-ja pritet që në bashkëpunim me Prokuorinë të nisin veprimet për këto arrestime.

Siç mëson INA, duke u thirrur nga burime qeveritare, do të goditen ish-drejtorë të
Ndërmarrjeve Publike në nivel qeveritar, por edhe në disa komuna, për keqpërdorime masive të buxhetit të shtetit dhe malverzime të tjera.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!