Në stinën e verës më së shumti të rinjtë kurorëzojnë dashuritë e tyre me martesë. Secili në mënyrën e vet, duke tentuar që të lejnë vepra të cilat me emocione do të mund t’i kujtojnë më vonë.
Ju kujtojmë se Mahmuti ka patur para disa viteve një aksident, nga i cili ka mbetur në karrocë. Por angazhimi i tij në fusha të ndryshme nuk ka munguar. Ka organizuar mbrëmje muzikore, ka menaxhuar këngëtar dhe ka realizuar disa biznese. Ndërsa Valentina është e njohur në fushën e modës, shkruan 04 Online.
Ne jo rastësisht e kemi quajtur si dasmën e vitit 2018, pasi çifti në vazhdimësi ka përcjellur një mesazh që aty këtu i ka munguar shoqërisë sonë, pra që të gjendemi në të mirë e në të keq pranë atyre që i duam dhe na duan. Këtë e kanë dëshmuar Mahmuti me Valentinën. Çdoherë pranë njëri tjetrit, çdoherë për njëri tjetrin derisa janë bërë model për të rijtë tjerë.