Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiForumi Rinor BDI Strugë: Kur drejtësia kërkohet nga të padrejtët

Forumi Rinor BDI Strugë: Kur drejtësia kërkohet nga të padrejtët

Forumi Rinor BDI Strugë: Kur drejtësia kërkohet nga të padrejtët.

Një thënjie e Uinston Çurçill thotë:

“Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qarkë botës, kur e vërteta sapo është e nisur”.

Kryetar, ne si forum rinor i BDI-së Strugë e shohim të rrugës për t’ju dhënë përgjigje por nuk dijmë si t’ja fillojm:

Të jesh serioz kur një parti të bënë të qeshësh është e vështirë!

Të kërkosh drejtësi kur për 4 vite ke bërë padrejtësi edhe kjo e vështirë!

Të firmosësh kërkesë për leje ndërtimi dhe të kesh numër celulari kur “ke vdekur” edhe kjo është e vështirë!

Të punosh duke mos shkuar në punë dhe të paguhesh për të njëjtën edhe kjo e vështirë!

Të keqpërdorësh të punësuarit dhe ti harxhosh duke i lënë në greminë me 10-të paga të pa paguara edhe kjo vështirë!

Të shohësh studentë në Strugë nga të gjithë trojet shqiptare edhe kjo për dikë na qënka e vështirë.

Të harxhosh duke vjedhur 4 vite në emër të ushqimit edhe kjo e vështirë.

Të harxhosh duke vjedhur 4 vite në emër të derivateve të naftës edhe kjo e vështirë.

Ehhh sa shumë vështirësi kemi dhe s’dijmë nga t’ja fillojm:

Kryetar, drejtësi për të gjithë.

Ju përgëzojmë në procedurat dhe hetimet e ngritura dhe në të njëjtën kohë ne si Forum Rinor kërkojmë që ky të jetë vetëm fillimi dhe nga neser gjithsecili nga pushteti lokal, nga ndërmarjet publikë dhe nga secili institucion në vartësi të Komunës së Strugës të vendoset para organeve të drejtësisë për keqpërdorimet, sepse kur të padrejtët kërkojnë drejtësi dhe mundohen me reagime të pabaza të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve duke i keq informuar vetëm e vetëm për të mbrojtur vetveten.

Kryetar, ne si Forum Rinor ndihemi të irituar kur shohim që dikush për interesa personale ka keqpërdorur gjithë administratën e Komunës së Strugës për të marrë leje ndërtimi për një person i cili ka vdekur, ndërsa ne kemi miq, familjar nga Struga dhe diaspora edhe pse kanë plotësuar kushtet ligjore për më shumë se 4 vite kanë pritur për leje ndërtimi dhe atë nuk e morën edhe pse u kërcënuan duke ju kërkuar dhe para nga djersa e tyre. Edhe për këtë kërkojmë drejtësi dhe jemi me ty.

Kryetar, për 4 vite administratë e cila nuk respektonte punën, administratë që nuk vlerësonte punëtorin, individë që paguheshin nga parat e qytetarëve duke ndejtur në shtëpi, edhe për këtë kërkojmë drejtësi dhe jemi me ty.

Kryetar, për 4 vite u shkatërruan ndërmarjet publike, Ndërmarjet komunale ishin biznes privatë te ish-funksionarëve të partisë dhe miqëve të tij, u shkatërrua në çdo aspektë, të punësuar pa paga, qytet pa ujë, naftë e cila shiteshte dhe dilte para kesh për liderin e tij dhe familjarëve te tij, themelohej partija me parat e Struganeve, imagjinoni sa leje ndertimi, sa tatime dhe taksa kanë paguar struganët, qe te bejne partine ne kurriz te Struges dhe struganeve, Jemi ne ata që kërkojmë drejtësi dhe të gjithë jemi bashkë me ju për fillimim e cdo procedure dhe procesi te drejte.

Ka dhe shumë e shumë keqpërdorime të tjera për të cilat duam drejtësi sepse para fakteve heshtin dhe mbretërit kurse tek ne në Strugë të MJERËT sot folën duke reaguar.

Kryetar, Struga jonë ka nevojë për institucione dhe jo për burgje. Një shkollë më shumë eshte një burg më pak. Për 4 vite na mësuan të dëgjojne vetëm për burgje dhe jo për institucione arsimore. Ne si Forum Rinor do mbështesim çdo iniciativë të çdo institucioni arsimor sepse Strugën na kanë bërë qytet me te mire.

Ne si forum rinor kemi dhe një thënjie për të MJERËT , per ata që reagojne nga halli dhe nga zullumi:

“Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, Mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mendjet e dobëta diskutojnë për të tjerët” -Socrates

Forumi Rinor BDI Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments