Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFNA kërkon dorëheqjen e Besiana Mehmedit nga universiteti: Studentët janë në rrezik!

FNA kërkon dorëheqjen e Besiana Mehmedit nga universiteti: Studentët janë në rrezik!

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka reaguar në lidhje me denoncimet e studentëve (dhe jo vetëm) të Fakultetit të Arteve kundër profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi për kërcënime, fyerje, përbuzje dhe bullizëm sistematik ndaj tyre, tash e disa vite. FNA mbështet plotësisht kërkesën e të studentëve, me qëllim që ky rast të merr epilog sa më shpejt, njofton Nistori.

Sipas FNA-së, skandalin e thellon qasja e kompetentëve, sepse dekani i Fakultetit të Arteve, Nuri Jashari, ka tendenca për të amnistuar profesoreshën Mehmedi.

“Në deklaratën e sotme të dekanit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës vërejtëm tendenca dëshpëruese për të amnistuar në mënyrë indirekte profesoreshën Besiana Mehmedi, kështu duke deklaruar të pavërteta se kundrejt kësaj të fundit më herët nuk ka pasur ankesa. Dekan, faktin që Besiana Mehmedi është recidiviste dhe ju për këtë keni qenë i njoftuar ndërvite e vërtetuan sot dëshmitë e viktimave tjerë të kërcënimeve dhe dhunës psiqike nga ana e Mehmedit”.

Heshtja kundrejt krimit është krim!

“Rikujtojmë dekanin e Fakultetit të Arteve, Nuri Jashari, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor pranë UT-së, Elijesa Zhaku dhe gjithë tjerët që të paktën një herë kanë pranuar ankesë kundër profesoreshës Besiana Mehmedi që ka dy mënyra të kryerjes së veprës penale, edhe atë: Me veprim dhe me mos-veprim. FNA-ja beson se heshtja palëve kompetente kundrejt një fenomeni të tillë është e rrezikshme dhe duhet ndëshkuar, fillimisht moralisht (përmes dorëheqjes) dhe më pas ligjërisht.” – potencojnë nga FNA.

Prokuroria n’gjum, studentët në rrezik!

“Nuk është rasti i vetëm kur Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut dëshmohet të jetë tërësisht jo-funksionale kur bëhet fjalë për kërkesa dhe denoncime të studentëve. Ne konsiderojmë se ka indicije dhe dëshmitarë të mjaftueshëm që kjo prokurori të hape lëndë (ex-officio, sipas detyrës zyrtare) në të kundërtën, FNA-ja beson se Prokuroria Publike përveç që nuk ndihmon në parandalimin e këtij fenomeni, është bashkëpunëtore në KRIM.” – shtojnë nga FNA.

Në vijim mund t’i lexoni tre pikat e FNA-së se, cilët hapa duhet të ndërmerren në të ardhmen për rastin e profesoreshës:

1 Në qoftë se deri ditën e Hënë (11 prill) profesoresha Besiana Mehmedi nuk e deponon dorëheqjen e saj pranë Universitetit të Tetovës, organet kompetente brenda universitetit duhet të marrin vendim për përjashtimin e saj deri në zbardhjen e tërësishme të rastit.
2.Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të hap lëndë urgjentisht dhe të dëgjojë dëshmitë e të gjithë studentëve dhe personave tjerë të cilët kanë qenë pre e dhunës psiqike dhe kërcënimeve të profesoreshës Besiana Mehmedi.
3.Kërkojme nga të gjithë studentët e Universitetit të Tetovës që të mos paguajnë më tarifën prej 100 denarëve për Parlamentin Studentor në këtë universitet për shkak se i njëjti është dëshmuar jo-funksional dhe jo në shërbim të studentëve.
FNA njofton se në adresën e tyre kanë arritur dëshmi shqetësuese për sjelljen dhe kërcënimet e bëra nga ana e profesoreshës Besiana Mehmedi. Nëse kërkesa e studentëve has në vesh të shurdhër, rruga e vetme është ajo e protestave. FNA, ndër të tjera kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje. /Nistori/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!