Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Flaka e janarit”, homazhe te varrezat e dëshmorëve

“Flaka e janarit”, homazhe te varrezat e dëshmorëve

Në përkujtim të 36 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Bardhosh e Jusuf Gërvalla, si dhe Kadri Zeka, u realizuan edhe homazhet në varrezat e dëshmorëve në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Shkup dhe Strugë.
“Organizohet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” për të nderuar fillimisht 3 flakadanaët e parë, ata që ndezën gjith atë procesë që u vazhdua nga mijëra veprimtarë dhe dëshmorë” – tha Mirvan Xhemaili.

“Vendosëm që të fillojmë nga Sopoti që ti nderojmë martirët e kombit ku pastaj të fillojmë në Kumanovë, Sllupçan , Vaksincë, Hotël dhe Matejç” – u shpreh Ulusi Beqiri.

“Veprat e tyre, ideali i tyre kombëtar ka bërë gjithçka që ne sot në RM-së ti gëzojmë si komb” – tha Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan-Arifi.

“Të gjithë ata pishtar, flakadanë të cilë zjarrine fashitur të popullit e artën ndër vite për ta dhezë ditëne clirimit Kosovës dhe konfliktin e 2001” – tha Isuf Seferi.

“Ky vit do të jetë një vit i përkujtimit të ngjarjeve të historisë për arsye sepse është koha që mëshum sesa kurrë Shqiptarët duhet ti referohen historisë për ta bërë Shqipërin ashtu sic e kanë projektuar rilindasit tanë të mëdhënj”.

Por festimet e mëdha të jarnarit, vazhdojnë edhe nesër, në Kuvendin Republikan, do të mbahet Akademi Solemne kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, nën patronazhin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Akademia do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM 2.

Në këtë mënyrë edhe Maqedonia bëhet pjesë e festimeve për vitin e Skëndërbeut që do të vazhdojnë deri në Nëntor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments