Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëFjalimi prekës i vajzës së dëshmorit: Sa e vështirë të rritesh jetime

Fjalimi prekës i vajzës së dëshmorit: Sa e vështirë të rritesh jetime

Gjatë ditës së sotme është mbajtur akademia përkujtimore për Masakrën e Lybeniqit.

Në këtë akademi morën pjesë dy liderët shtetëror, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Përveç liderëve shtetëror që mbajtën fjalë rasti, aty u paraqit edhe vajza e njërit nga viktimat e kësaj masakre, Lindita Morina.

Ajo kujtoi me dhimbje këtë ngjarje tragjike.

Morina kërkoi nga të gjithë që të liderët shtetëror që të reflektojnë për të kaluarën dhe të kërkoi drejtësi për krimet që i kanë shkaktuar forcat serbe.

Tutje, ajo kërkoi që të punohet dhe të zhvillohen mundësi për të rinjtë që ta dërgojnë në vend amanetin e e të rënëve.

Po ashtu Morina tha se kërkojmë përkrahje nga përfaqësuesit e institucioneve që të vazhdojë jetën në Kosovë.

Për më shumë, lexojeni fjalimin e plotë të Lindita Morinës.

“Me 1 prill 1999 fshati jonë mbeti me 105 jetim, jetim të moshave të ndryshme, kur njëra ndër ta jam edhe unë. Është e vështirë t’i imagjinohet ëndrrat e një jetimi, është e vështirë të imagjinohet se si një jetim do të krijoj jetën, kur i mungon krahu më i fort i tij, që është babai. Ato që mundësuan që edhe ne të kemi ëndrra për të jetuar, për të jetuar në vendin tonë, ishin nënat tona. Ishin ato nëna që ballafaquan të gjitha sfidat që jeta i sfidoi, na mësuan që të mos vajtojmë, mos të ulim kokën, por të vazhdojmë përpara, duke qenë krenar për prindërit tanë, të cilit janë gurthemeli i shtetit tonë, që dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amaneti i tyre për ne. Këto 20 vite nuk ishin aspak të lehta për nënat dhe për gratë të cilat mbetën pa burra. Ishin vite me shumë sfida, në aspektin ekonomik, edukativ dhe emocional. Duke filluar nga mungesa e një varri për të qarë më të dashurit tonë e deri tek pyetjet që parashtronin fëmijët për prindërit e tyre. Gjithë kjo e shoqëruar me dhembjen e shkaktuar vazhdimisht me kthimin e eshtrave copë-copë nga Serbia. Pas 20 viteve, dhimbja në fshatin tim është rënduar akoma më shumë, me kthimin e një pjese të eshtrave. Pjesë të eshtrave copë-copë të 10 anëtareve të fshatit tonë, të cilët kohë më parë ishin varrosur, do të thotë dhimbje e shpaluar për ne të gjithë. Pa e harruar asnjëherë dhimbjen e familjeve që akoma nuk dinë për familjarët e tyre. Prandaj, pas këtyre 20 viteve, plotë sfida, dhimbje e sakrifica, të të gjitha popullit, e veçanërisht të familjeve të të rënëve. Ne kërkojmë që shteti jonë të reflektojë për të kaluarën dhe gjakun e derdhur, të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra në Lybeniq dhe mbarë territorin e Kosovës. Po ashtu, të punojmë në krijimin dhe zhvillimin e mundësive për të rinjtë e vendit tanë dhe së bashku ta qojmë në vend amanetin e të rënëve dhe të mos shkelim mbi gjakun e tyre. Sot pas 20 viteve të nderuar, sidomos të nderuar ju përfaqësues të institucioneve shtetërore, ju kërkojmë që të na shihni. Vetëm nga fshati Lybeniq janë 105 jetim, por nga mbarë Kosova sa jetim janë? Jetimi më i vogël sot është 20 vjeç. Tani jemi rritur, kërkojmë përkrahjen e juve, për të vazhduar jetën në këtë vend. Sepse askush më shumë nuk e meriton, që jetën ta krijoj në vendin për të cilin baballarët tanë derdhën gjakun që të jemi sot të lirë. T’i kujtojmë të rënët, çdo ditë dhe jo vetëm në përvjetore. Sepse duke mos e harruar të kaluarën, ndërtohet edhe e ardhmja. Faleminderit!”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!