Friday, July 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëFitore Istrefi: Struga festoi 5-vjetorin e festivalit me një mbrëmje magjike që...

Fitore Istrefi: Struga festoi 5-vjetorin e festivalit me një mbrëmje magjike që kurorëzoi bukurinë e këtij qyteti piktoresk (FOTO)

Autore: Fitore Istrefi

Struga festoi 5-vjetorin e festivalit me një mbrëmje magjike që kurorëzoi bukurinë e këtij qyteti piktoresk!
Në Strugë, përballë një publiku mahnitës – miqsh, dashamirësish dhe artdashësish – u përjetuan emocione të paharruara nën tingujt e pianos së Genc Tukiqit dhe zërit të jashtëzakonshëm të sopranos botërore Inva Mula.

Dekori i kësaj mbrëmjeje ishin “engjëjt e natës” – korri Okarina – të cilët shkëlqyen me performancën e tyre unike.

Këtë përvjetor e nderuan me urimet e tyre shumë zyrtarë dhe diplomatë të pranishëm. Një falënderim i veçantë i shkon Ministrisë së Kulturës, Komunës së Strugës, si dhe personaliteteve dhe mediave që pasqyruan me dashuri këtë ngjarje – veçanërisht Dr. Roci, TV Kaltrina dhe MTV2, që gjithmonë qëndrojnë pranë kulturës shqiptare.

Këtë festival e përshëndeti me fjalë të ngrohta edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Mejdani, si dhe partneri i festivalit, z. Mendi Qyra, i cili që nga fillimi ka qenë shtylla kryesore e mbështetjes për këtë ngjarje.
Festivalin e shpalli të hapur organizatorja Fitore Istrefi Alushi, e cila me përkushtim dhe dashuri për artin e nisi këtë rrugëtim pesë vite më parë.

Faleminderit nga zemra kompanisë Trim & Lum, që është partneri ynë i pandashëm – falë jush, ne jemi këtu!
Kjo kompani ka dëshmuar se ura lidhëse mes kulturash e artistësh është ndjenja më e bukur që duhet përshëndetur dhe trashëguar tek të rinjtë.

Në këtë rrugëtim jemi të lumtur të kemi përkrahjen edhe të afaristëve që besojnë në forcën e artit, si: ARCH Company, ADF Company, si dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, që me praninë dhe mbështetjen e tyre e bëjnë këtë festival edhe më të fuqishëm.

Faleminderit të gjithëve që na mbështesni – në çdo hap, në çdo skenë, në çdo ëndërr që bëhet realitet në Strugë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments