Monday, July 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëFisnik Bekteshi: Zëri që mungon te valët e "Radio Rrapit", shpirti që...

Fisnik Bekteshi: Zëri që mungon te valët e “Radio Rrapit”, shpirti që jeton në miqësi

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

Në një qoshe zëri, ku fjala merr jetë,
na mungon një zë që jehonte në jetë.
Fisnik Bekteshi, shok, mik e dritë,
drejtor i buzëqeshjes, i radios së qytetit.

Në valët e “Radio Rrapit”, ai fliste me shpirt,
me barcaleta, me gëzim, e me sy plot dritë.
Kur trishtimi më mblidhte në heshtje
shkoja tek ai, dhe qeshnim gjatë pa fjalë.

Ai qeshte për ne, edhe kur dhimbte brenda,
e kthente plagën në gaz, e dhimbjen në zemra të ëmbla.
Një jetë me zë, me zemër, me shpirt që ndriçonte,
fisnik në emër, fisnik në çdo gjë që bënte.

Me duar të lodhura, por zemër të lehtë,
ai sillte shpresë kur dita dukej e vështirë.
Na mësoi se buzëqeshja s’është vetëm shprehje,
por dritë që e shpëton shpirtin nga errësira.

Ai s’kishte nevojë për shumë fjalë të mëdha,
me një shaka të vogël, na mbushte me të qeshura pafund.

Kur iku, qyteti u shua për pak,
Struga qau, Veleshta u trondit për djalin e saj.
Në çdo mikrofon sot mungon ajo dritë,
që ndezje zemrat me një buzëqeshje të thjeshtë.

Na mungon zëri yt në mëngjes herët,
ajo mënyrë si i gjeje fjalët për çdo njeri.
Na mungon ecja jote, e qetë, e lirë,
dhe shikimi yt, që s’kishte asnjë hije faji.

Më mungon kafja me ty, Fisnik, çdo ditë,
ajo tavolina ku shpirtrat flisnin pa zë.
Një filxhan i heshtur tani më rri përballë,
si dëshmi që mungesa jote s’është e lehtë.

Por ti je këtu, në fjalë, në kujtim,
në çdo të qeshur që fshihet në zhurmim.
Dhe kur dhimbja troket, të kemi pranë,
me një barcaletë që na ngroh si dikur.

Një vit pa ty, dhe ende të presim,
në kafenenë e vogël,në radion plotë dritë, në rrugën ku kalove në jetë
Në valët e radios, në shikimin e njerëzve,
je ende aty, Fisnik… dhe asnjëherë s’u largove.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments