Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilloi “Java e lindjes së Muhamedit a.s.”

Filloi “Java e lindjes së Muhamedit a.s.”

Me rastin e lindjes së Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s., anekënd vendit po organizohen manifestime të ndryshme fetare. Kësisoj, edhe në Myftininë e Shkupit ka filluar manifestimi njëjavor i titulluar “Java e lindjes së Muhamedit a.s., manifestim ky që tashmë tradicionalisht fillon në Xhaminë e Nerezit, në Shkup.

Në këtë manifetim të organizuar nga operative e Myftinisë së Shkupit, ka marrur pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të BFI-së, Fadil ef. Ramadani, nga Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, nga Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, nga profesorë të shumtë nga FSHI dhe nga Medresja Isa Beu.

Manifestimi filloi me këndim të disa ajeteve kuranore nga ana e hafëzit të mirënjohur, Xhemail ef. Nuhiu, kurse me fjaslë përshëndetëse mysafirëve dhe një numri të madh xhematlinjësh iu drejtua Myftiu i Shkupit, Mr. Qani ef. Ismaili. Më pastaj programi vazhdoi me këndimin e mevludit nga hafëzlerët e mirënjohur si dhe me këndimin e ilahive nga grupi i ilahistëve pranë Myftinisë së Shkupit.

Gjithësesi, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, duke folur për vlerat e paarritshme të Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., të gjithë myslimanëve të vendit dhe më gjërë ua uroi ditën e lindjes së vulës së pejgamberisë, Muhamedit. a.s.

Duanë e e këtij programi e bëri Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!