Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën për 4 pacientë të vdekur dhe 78 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 mostrave. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2.
Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë katër persona, dy pacientë nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeçe dhe një pacient 73-vjeçar nga Tetova. Dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Një pacient 68-vjeçar nga Kumanova gjithashtu ka ndërruar jetë pasi është pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive pa akcion kardiak, dhe pas përpjekjeve për reanimim, është konstatuar vdekja e tij .
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 40 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 568.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,673 persona.
Prej tyre, 10,150 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,995.