Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: Me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës...

Filipçe: Me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Butel të Shkupit tha se vendi posedon mjaftueshëm vaksina kundër Covid-19, shkruan Alsat. Filipçe deklaroi se procesi i vaksinimit nuk rrezikon ndërprerjen.

“Kemi në dispozicion rreth 300 mijë doza. 115 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. 110 mijë vaksina Pfizer dhe 100 mijë doza Sinovac. Kemi edhe sasinë në vazhdueshmëri që vjen 30 deri 40 mijë doza çdo t hënë ose të martë nga kompania Pfizer”, pohoi Filipçe.

Filipçe tha se autoritetet shëndetësore në vend kanë realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer, dhe se pritet që të rekomandohet aplikimi i dozës së tretë të vaksinës.

“Kemi pasur takim me ta javën e kaluar. Kemi dëgjuar informatat e tyre rreth studimeve klinike, rreth dozës së tretë. Për shkak se Pfizer është kompani që është më e avancuar në studime klinike. Të gjitha studimet shkojnë drejt asaj që me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës, por presim që këto të dhëna të zyrtariuohen”, tha mes tjerash Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13.219 qytetarë, 4.251 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 741.553 persona. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.306.042 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 564.488 qytetarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments