Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe flet për gjendjen me koronavirusin, paralajmëron testimin e nxënësve

Filipçe flet për gjendjen me koronavirusin, paralajmëron testimin e nxënësve

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se gjendja me koronavirusin në vend është stabile, për këtë sipas tij flet edhe rënia e numrit të personave të hospitalizuar. Vaksina ka mjaftueshëm, dhe se vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, shkruan Alsat.

“Gjendja me koronavirusin në vend është stabile. Numri i pacientëve të hospitalizuar po shënon rënie, gjithkund në shtet. Në spitalet e vendit, në Qendrat klinike pacientët janë të vendosur vetëm në repartet infektive”, tha Filipçe, i cili njëherit paralajmëroi se testimin e nxënësve nëpër shkolla, që do të filloj gjatë kësaj jave. Filipçe tha gjithashtu se nuk ka numër të madh të nxënësve të infektuar.

“Sipas metodologjisë në periudhën e ardhshme do të testohen nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme, do të përfshihen 8200 nxënës nga klasa e pare deri në të pestën dhe nga e gjashta deri në të nëntën. Gjatë kësaj bashkë me ministrinë për arsim do të kërkojmë pëlqimin e prindërve. Ky proces duhet të përfundoj gjatë kësaj jave, eventualisht në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Venko filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments