Prej gjithsej 207 testeve të realizuara në 24 orët e fundit në vendin tonë, 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçan.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Llabunishta e Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”. Pacienti ishte pranuar në spital me 8 prill. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin korona në vendin tonë shkon në 55.
Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 24 persona që janë shëruar nga Covid-19. Personat e shëruar kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake. Sipas qyteteve bëhet fjalë për 4 persona nga Shkupi, 4 nga Dibra, një nga Strumica, një nga Kumanova, tre nga Shtipi, tre nga Prilepi, pesë nga Koçani dhe tre nga Tetova. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar gjithsej 224 persona.