Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe/ 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19

Filipçe/ 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19

Ma.qedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vendi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, kurse 3.860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.683 raste aktive me Covid-19.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments