Festa e madhe e Kurban Bajramit festohet më 11 gusht

0
16


Ditën e diel me datë 11 gusht do jetë festa e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit festohet nga besimtarët muslimanë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5