Shkëndija e Tetovës siguroi titullin e katërt kampion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi që mundi Borecin me 2-1 dhe në katër xhiro para përfundimit të sezonit verifikoi edhe matematikisht epitetin e skuadrës më të mirë të këtij sezoni.

Të shumtë ishin personat dhe klubet që uruan skuadrën tetovare për titullin kampion. Ndër to ishin edhe drejtori sportiv i Fc Shkupit, Omer Bunjaku dhe Struga Trim Lum. Me këtë rast Bunjaku uroi titullin kampion dhe i dëshiroi Shkëndijës fat në garat evropiane. Ndërkohë nuk la pa përmendur se FC Shkupi , pas një kohe të gjatë rikthehet në garë për titull.