Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiFazliu në Strugë për “Forcimin e Këshillit Komunale”

Fazliu në Strugë për “Forcimin e Këshillit Komunale”

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, së bashku me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Luisa Vinton dhe ambasadoren e Zvicrës, Sibil Zuter Tejada, në prani të kryetarëve të këshillave komunal, e hapi konferencën “Forcimi i këshillave komunal – fillim i ri i demokracisë lokale”, që po mbahet në Strugë.

Në këtë takim të parë formal të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu me kryetarët e këshillave komunal, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ministri Fazliu theksoi se javën e kaluar me kryetarët e komunave dhe sot me kryetarët e këshillave, pushteti qendror dhe pushteti lokal ndërtojnë urat e bashkëpunimit në interes të forcimit të vetëqeverisjes lokale, demokracisë lokale dhe në interes të qytetarëve.

“Nëse kryetari i komunës përfaqëson komunën, anëtarët e këshillave përfaqësojnë qytetarët. Përmes anëtarëve të këshillave sigurohet e drejta e garantuar me kushtetutë për vendimmarrje indirekte të qytetarëve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, theksoi Fazliu.

Ai tha se në të njëjtën kohë anëtarët e këshillave janë ata të cilët duhet të sigurojnë kushte për ushtrimin e së drejtës së garantuar me Kushtetutë për pjesëmarrje direkte të qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Fazliu shtoi se projekti për forcimin e kapaciteteve të këshillave të komunave, mbështetur nga qeveria zvicerane vjen në kohën e duhur, në fillim të mandatit tuaj.

“Për dallim nga kryetari i komunës që profesionalisht kryen funksionin e tij, anëtarët e këshillave kanë profesionin e tyre themelor, ata kryejnë funksionin shtesë. Por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia e anëtarëve të këshillave para qytetarëve është më e ulët. Përkundrazi, përgjegjësinë më të madhe para qytetarëve e kanë mu anëtarët e këshillave, sepse dy gishtat tuaj vendosin për miratimin e buxhetit dhe shpenzimin e parave publike, për planet e detajuara urbanistike, për çmimet e shërbimeve, për punën e ndërmarrjeve publike në komunë, për çerdhet dhe shkollat”, tha ministri Fazliu.

Fazliu uroi kryetarët e këshillave dhe u dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tyre dhe bashkëpunim me ministrinë për vetëqeverisje lokale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments