Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFatimja e qorton avokatin e Gruevskit në mes të gjykatës: Shko edhe...

Fatimja e qorton avokatin e Gruevskit në mes të gjykatës: Shko edhe ti në Hungari!

Prokurorja Fatime Fetai propozoi, kurse gjykatësi Dushan Josifov miratoi, që ish kryeministri të arratisur Nikolal Gruevski të gjykohet në mungesë për lëndën “Shuplakat në komunën Qendër”.
Mbrojtja kërkoi ndarje të procedurës, e jo Gruevskit të gjykohet në mungesë. Sapo filloi avokati i Gruevskit, Dangov të flasë se nuk është e saktë që Gruevski nuk është i kapshëm për gjykim dhe se dihet ku gjendet, prokurorja Fetai u ngrit dhe e ndërpreu:
“Gjykatës i nderuar, nëse kolegu Dangov t’i ndihmojë për azil Gruevskit të arratisur, le të shkojë në Hungari. Ne këtu flasim për propozim që të gjykohet në mungesë, e jo për azilin e tij”, transmeton Gazeta Lajm.
Gruevski deri tani është dënuar me vendim të plotëfuqishëm dy vite arrest për rastin “Tenku”. Ai është i dyshuar edhe në një sërë rastesh tjera të Prokurorisë Speciale Publike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments