Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiFamilja Memedi nga Zagraçani i Strugës sot morën çelësat e shtëpisë së...

Familja Memedi nga Zagraçani i Strugës sot morën çelësat e shtëpisë së re, nesër për herë të parë do të festojnë Kurban Bajramin në shtëpinë e tyre të re (FOTO)

Sot ishte një ditë e veçantë dhe e paharruar për familjen 5 anëtërëshe të Ramadan Memedit nga Zagraçani i Strugës,pasi ata sot kanë marrë çelësat e shtëpisë të re për të festuar për herë të parë festën e Kurban Bajramit, kësaj radhe nē shtëpinë e tyre, njofton Struga Ekspres.

Familja Memedi ishte në kushte shumë të vështira ekonomike duke u endur në disa banesa me qera prej 15 vitesh,por sot falë bamirësve të shumtë dhe me zemër të madhe i dhanē fund halleve të kësaj familje duke sjellur buzëqeshjen dhe gëzimin e pafund, dita ku ata realizuan ëndrrën e tyre, të kenē shtëpinë e tyre të shumë pritur nē Zagraçan.

Festa e Kurban Bajramit nesër do tē jetē ndryshe pēr familjen Memedi, njē emocion ndryshe nga festat e tjera.

Familja Memedi falenderon pērzemērsisht tē gjithē bamirësit tē cilēt ndihmuan nē ndërtimin e kēsaj shtēpie dhe kompletimin e saj nē tērēsi, deri tek marrja e çelësave.

Familja Memedi: Bamirēs,Zoti ua shpērbleftē qē gëzuat zemrat tona dhe fēmijët tanë, Gëzuar Festa e Kurban Bajramit, shprehen nga kjo familje.


















(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments