Sot ishte një ditë e veçantë dhe e paharruar për familjen 5 anëtërëshe të Ramadan Memedit nga Zagraçani i Strugës,pasi ata sot kanë marrë çelësat e shtëpisë të re për të festuar për herë të parë festën e Kurban Bajramit, kësaj radhe nē shtëpinë e tyre, njofton Struga Ekspres.
Familja Memedi ishte në kushte shumë të vështira ekonomike duke u endur në disa banesa me qera prej 15 vitesh,por sot falë bamirësve të shumtë dhe me zemër të madhe i dhanē fund halleve të kësaj familje duke sjellur buzëqeshjen dhe gëzimin e pafund, dita ku ata realizuan ëndrrën e tyre, të kenē shtëpinë e tyre të shumë pritur nē Zagraçan.
Festa e Kurban Bajramit nesër do tē jetē ndryshe pēr familjen Memedi, njē emocion ndryshe nga festat e tjera.
Familja Memedi falenderon pērzemērsisht tē gjithē bamirësit tē cilēt ndihmuan nē ndërtimin e kēsaj shtēpie dhe kompletimin e saj nē tērēsi, deri tek marrja e çelësave.
Familja Memedi: Bamirēs,Zoti ua shpērbleftē qē gëzuat zemrat tona dhe fēmijët tanë, Gëzuar Festa e Kurban Bajramit, shprehen nga kjo familje.
(Struga Ekspres)