Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFamilja Halimi rrezikon të mbetet në rrugë (VIDEO)

Familja Halimi rrezikon të mbetet në rrugë (VIDEO)

Familja Halimi në Çairçankë numëron ditët e fundit në banesën që jetojnë me qera. 5 anëtarët e kësaj familjeje rrezikojnë të mbeten në rrugë, pasi tashmë 5 muaj nuk e kanë paguar qeranë. Shtëpia me qera ku ata qëndrojnë dhe gjithçka ndodhet në këtë hapësirë është krejtësisht e huaja. Në pronësi të kësaj familjeje janë vetëm rrobat që i veshin dhe një torbë që së shpejti duhet të bëhet gati për ta liruar banesën.

Janë bërë tashmë pesë muaj kjo familje nuk e ka paguar as qeranë, as rrymën e as ujin. Nuk kanë mjaftueshëm as për ushqim dhe pije, por ajo për të cilën më së shumti kanë nevojë kjo familje, është një kulm mbi kokë, në të kundërtën do të mbeten në rrugë.

Mirvete Halimi, kryefamiljare

“Pikë së pari kam nevojë për kulm, kulmin kur ta kem, edhe një copë bukë me kripë me ngrënë, më duket sikur me mish me ngrënë. Rënd është se çdo muaj vjen te dera, ajo e lyp hakin e vet, unë jam në shtëpi të huaj, ajo e lyp hakin e vet, kur s’ki me ja dhan normal që do të jep afat për me dal.. Kush është mysliman, sa do kudo, kush ka evlad e din djegën e evladit qysh është, le të më ndihmojnë për këta evladë. ”

Ushqimet që ndodhen në frigoriferët e familjeve normale, gjetën vend në frigoriferin e kësaj familje, vetëm pasi bëmirësit u ofruan një pako të premten e kaluar.

Mirvete Halimi, kryefamiljare

“Ma prunë ditën e xhuma një kuti… fëmija u gëzuan aq shumë kur e panë sallamën, margarin, aerokrem, e kam edhe incizimin ku thonte djali, oj nani frizhiderin e kena thatë, do të mbushet tash me sallama, me vezë, që na kanë pru.”

Brengat e kësaj familjeje nuk përfundojnë këtu, përveç mungesës së një kulmi mbi kokë dhe barkut të zbrazët, ata kanë nevojë edhe për mjekim dhe ilaçe.

Mirvete Halimi, kryefamiljare

“Qe tre muaj prej ndezjes shiheni sytë si ju kanë bërë, nuk kam pare as në doktor me dërgu, as me ja marr syzat as asgjë… Burri I ka kanalet e zemrës të zëna, kanë shku tash me bë një kontrollë, me zemrën ka problem, unë me sheqer. Vallai babai im mi ka pru prej pensionit, dje djalin e kam pas të sëmurë me temperaturë, kam qenë dje te baba, ja kam marrë 1000 denarë që të ja blej ilaqet për temperature.”

 

Kryefamiljarja Mirvete, lut njerëzit humanë që të ua zgjasin dorën e mëshirës. Fëmijët tetë, gjashtë dhe pesëvjeçarë kanë nevojë për ndihmën e njerëzve humanë. /SHENJA/

Numri i Xhirollogarisë për ndihmë: 210501680548426

Tel: 071 656 755

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!