Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëFamilja e tri viktimave nga Gjilani fajësojnë mjekët e Shqipërisë për neglizhencë

Familja e tri viktimave nga Gjilani fajësojnë mjekët e Shqipërisë për neglizhencë

Tre anëtarët e familjes Haliti nga komuna e Gjilanit ndërruan jetë dje nga helmimi në ushqim në Shqipëri, të ndjerët ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre atje.

Sipas Haki Halitit, djalit të të ndjerit A.H rasti i familjarëve të tij u neglizhua duke mos u bërë ekzaminimet e duhura. Për djalin e të ndjerit, ky rast është dyshues pasi edhe qeni i tyre ka ndërruar jetë dhe atë e ushqenin me ushqime për kafshë.

“Ajo është shtëpia jonë, është shteti jonë, babi është edhe me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese dhe e papërballueshme për familjen tone është, neglizhenca, mostretmani i duhur në shërbimin spitalor të Malzës, tre pacientë me shku me të njëjtin simptomë edhe me u kthye në shtëpi me barna, besoj që nuk është adekuate, pa analiza pa ekzaminime mjekësorë me liruar pacientin në atë gjendje, më duket që është diçka jo e duhur për çdo mjekë që i thotë vetit mjek”, tha ai.

Me të ndjerët në Shqipëri ka qenë edhe qeni i familjes i cili po ashtu ka ngordhur. Sipas djalit të të ndjerit, kjo e bënë dyshuese vdekjen e familjarëve të tij.

“Ndjekja veç ka filluar, policia e ka filluar ndjekjen, mjekësia ligjore besoj që ka me thënë fjalën e vet…kjo sipas atyre është vdekje e dyshimet, sipas atyre dhe sipas të gjithëve… problemi që me shqetëson më së shumti është se ne e kemi pas edhe një qen që ka qenë me prind atje, pse vdiq qeni…familjaret e dinë që ushqim që konsumojmë ne, nuk konsumon qeni, qeni e ka pas ushqimin e vet, ajo më len të mendoj që është shumë e dyshimtë”, tha ai.

Mursel Zymberi, mik i familjes kërkoi nga hetuesia dhe mjekësia ligjore të hetohet rasti në detaje, pasi që ngordhja e qenit e bënë dyshuese vdekjen e tre anëtarëve të familjes.

“Shqetësuese kanë qenë edhe informatat e gabuara ose të shtrembëruara që kanë dalë nëpër media të shumta sepse janë ngutur edhe pa e marrë opinionin edhe të shëndetësisë, edhe të familjes, ku kanë dalë me tregime të ndryshme ku këto e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e familjes…Familja në ketë rast ka shkuar në shtëpi të vet, është shtetas i Shqipërisë dhe nuk ka shkuar për aheng…Ne nuk dimë që qeni konsumon kërpudha, ai e ka pas ushqimin e vet dhe kjo shkon përtej dyshimit… kërkojmë nga mjekësia ligjore, hetuesia që ta hetojnë rastin në detaje sepse nuk kemi ndegjuar, ndonjëherë që edhe qeni konsumon këpurdha për ushqim”, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments