Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQyteti“FALENDERIM PUBLIK -Për SHH-Tateshi i Epërm në Zvicër

“FALENDERIM PUBLIK -Për SHH-Tateshi i Epërm në Zvicër

Të shkruash për humanitetin dhe solidaritetin ndër shqipëtar vetëm se vërteton se ai bashkëjeton me ne ndër shekuj,mbase kjo i atribuohet edhe edukatës kombëtare dhe fetare në popullatën tonë,në Strugë e rrethinë por edhe gjetiu.Rasti i fundit që dëshmoi se ky solidaritet dhe akt human dha provën e rradhës me rastin e një lëndimi të rëndë që e pësoi L.Toska nga Tateshi i epërm që ndodhi jashtë shtetit,gjegjësisht në ZVICËR.Fatmirësisht falë ndërhyrjes të shpejtë dhe të suksesshme në një nga spitalet e atjeshëm,ai sot është jashtë rrezikut për jetë dhe para disa ditëve iu bashkua familjes në vendlindje.Shoqata Humanitare e f.Tatesh i Epërm me kryetarin e sajë z.Neim Arsllani po nga i njejti fshat,falë angazhimit të të gjithë këshillit të kësaj shoqate reagoi ashtu si që ka bërë-dëshmuar në raste të tilla,pra ndihmoi z.L.T të përballojë koston që duhej shlyer për trajtimin mjekësor në spitalin e atjeshëm.Me këtë rast unë Latif Toska shpreh një FALENDERIM PUBLIK për shoqatën në fjalë të f.Tatesh i Epërm kryetarin e saj Neim Arsllani dhe këshillin që drejton për këtë akt të madh human.Më lejoni që nga zemra në emër të familjes Toska dhe në emër tim t’ju uroj”ZOTI JU SHPËBLEFTË” Me respekt të thellë LATIF TOSKA f. Tatesh i Epërm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments