Opinion nga botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari
-A do të kishte mundur kaq gjatë të mbijetojë në qeveri, dhe kaq shpejtë të pasurohet Gruevski dhe Mijallkovi, pa ndihmën e BDI-së, gjë e cila solli edhe krizën e sotme ne vend ?
Apo me fjalë tjera:
-A do të kishte mundur lidershipi i VMRO-së, kaq shumë t’i nëncmojë dhe t’i kthejë kaq mbrapa shqiptarët (gjë që ka shkaktuar mosbesimin e shqiptarëve ndaj institucioneve), sikur përballë saj në qeveri të kishte patur një parti shqiptare e cila do të kishte ndikim direkt në formë të prerë në vendim-marrje për hisen shqiptare. Pikërisht, pozita e “MBRETIT” të partisë VMRO në qeveri, dhe pozita e lypsit pa kurrfarë ndikimi në qeveri e BDI-së, bëri që shqiptarët t’i humbin shpresat për avancimin e statusit juridiko-politik. Në këtë kontekst, jo pak ndikoi edhe shpërndarja e mjeteve buxhetore shtetërore nëpër zonat kryesisht maqedonase dhe mungesës së tyre në zonat shqiptare. Pikërisht, kjo e fundit bëri që shqiptarët t’i humbin shpresat për një ardhmëri perspektive e të ndritshme ne aspektin socialo-ekonomik!
Farktorizimi i skajshëm i VMRO-së, nga njëra anë, dhe defaktorizimi i skajshëm i BDI-së nga ana tjetëri, ndikoi drejtpërdrejt në zhgënjmin e shqiptarëve ndaj qeverisë. Kjo gjendje krijoi disbalanc në qeveri, e cila vazhdimisht prodhonte pakënaqësi tek shqiptarët, dhe që përfundoi me krizën e tanishme. Një qeveri jostabile, gjithnjë krijonë krizë politike, e cila më pastaj reflektohet në të gjitha sferat e shoqërisë.
Prandaj, shqiptarët sot, (jo vetem shqiptaret, por edhe qytetaret tjere te Maqedonise, sepse kriza sot i prek te gjithe qytetaret njesoj) llogari duhet të kërkojnë direkt nga ata (BDI) që i mundësuan Gruevskit të mos i përfillë shqiptarët e t’i defaktorizojë, dhe jo për gjendjen e mjerueshme dhe të dhimbshme të shqiptarëve, të akuzohet Gruevski. Shqiptarët nuk ia dhanë vcotën Gruevskit, rrjedhimisht nuk kanë të drejtë morale t’i kërkojnë përgjegjësi. Përgjegjësia për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, bie mbi Al;i Ahmetin, pra BDI-në.