Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një konference live për media falënderon të gjithë pjesëmarrësit në votime dhe në veçanti patronazhistët dhe patronazhistet.
Rama shton se tashmë populli ka folur por tashmë është detyra e çdo numëruesi dhe vëzhguesi që me përgjegjësinë më të lartë të kontribuojnë për të numërua në mënyrë korrekte votat.
Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit pollet, ka pasur një eksperiencë të largët. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar për këtë eksperiencë të re në Shqipëri dhe dua t’ju them të gjithëve, socialistëve në radhë të parë, se votat janë në kuti të gjitha, populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë dhe e çdo numëruesi e çdo vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat dhe hamendjet, sondazhet, exit pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes, tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit, qe është rezultati i ndeshjes. Ju lutem të gjithëve përqendrohu në detyrën tuaj, dua ta përsëris atë që tha një orë a dy orë më parë Bora, një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët/et në të gjithë territorin që kanë bërë një punë mbresëlënëse dhe ata/ato janë, që dinë më mirë se kush ka votuar se kush ska votuar, dhe duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës dua ti siguroj se të bindur janë edhe të gjithë të tjerët. Është momenti për të gjithë rrjetin e patronazhistëve të pushojnë dhe nesër dielli do të lind përsëri, Shqipëria do të buzëqesh, ajo që dua të theksoj nuk është e fundit për nga rëndësia, ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi dhe nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin”, u shpreh Kryeministri Rama.
Top Channel