Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoni“Është koha për të larë hesapet”/ Abazoviç reagon ashpër pas arrestimit të...

“Është koha për të larë hesapet”/ Abazoviç reagon ashpër pas arrestimit të gjyqtarit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas aksionit të policisë, që vuri në pranga kryetarin e Gjykatës Ekonomike, Blaz Jovanic.

Abazoviç tha se policia ishte e njëjtë si më parë, por prokurorët ishin të ndryshëm, gjë që dha rezultate.

“Unë mendoj se e ashtuquajtura mafia e falimentimit ka zënë vend dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha shtetit dhe se ky është një fillim i mirë”, tha Abazovic, i cili ishte përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në vitin e kaluar.

Sipas tij, tani është koha për të larë hesapet dhe secili është përgjegjës për atë që ka bërë.

“Përgjigja më e mirë ndaj pohimeve për mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë si kjo e fundit. Le të flasin rezultatet, gjithçka tjetër është politikë. Pres që ky trend të vazhdojë”, deklaroi më tej Kryeministri.

Jovanic u arrestua me urdhër të kryeprokurorit të ri të posaçëm Vladimir Novovic, nën dyshimin e organizimit të një grupi kriminal dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjatë blicit policor u ndaluan edhe edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze. Abazovic e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë një nga prioritetet kryesore të ekzekutivit që ai drejton.

Qeveria e tij e pakicës mori dritën jeshile të parlamentit malazez në fund të prillit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!