Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEmrat e drejtorëve të rinj, javën e ardhshme!

Emrat e drejtorëve të rinj, javën e ardhshme!

Të martën që vjen pritet të përmbyllen emrat e drejtorëve të rinj. Alsat-M nga burimet e tij mëson se BDI-ja do t’i mbaj të njëjtat pozita, pa asnjë ndryshim. Partia e Ahmetit përsëri do t’i udhëheq 5 drejtoritë dhe do të ketë një zëvendësdrejtor, por do të emëroj kuadro të reja. Deri tani partia më e madhe shqiptare në pushtet ka udhëhequr me Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, Byronë për Furnizime Publike, Agjencinë për Investime të Huaja, Klinikën e Gjinekologjisë, dhe zëvendësdrejtorin e Zonave për Zhvillim Industrial Teknologjik, TIRZ. Nga BDI pranojnë se një pjesë e drejtorëve të shkarkuar ditë më parë, mund të riemërohen në pozita të tjera.

Kryeministri Zoran Zaev i cili ditë më parë, duke potencuar si arsye shkarkimi mos realizimin e investimeve kapitale dhe vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare, pranoi se një pjesë e kuadrove të shkarkuar mund të kontribuojnë në institucione të tjera.

Lë hapësirë që dikush që është shkarkuar nga posti aktual, të jetë i vlefshëm për në pozicion tjetër që mund të merr mësim nga e kaluara dhe të jetë më produktiv në atë pozitë. Kjo vlen për të gjithë kandidatët”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Alsat-M mëson se kuadri i parë nga BDI që ka kaluar filtrat për të udhëhequr me Klinikën për Gjinekologji është Ajrulla Mustafa. Në kuadër të ndryshimeve dhe braktisjes së Qeverisë nga RDK, drejtoritë me të cilat ka menaxhuar partia e Vesel Memedit, jo zyrtarisht do të ndahen në mënyrë proporcionale mes BDI-së, LSDM-së dhe Alternativës. Emrat e drejtorëve do të zyrtarizohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ndërsa gjatë javës organi ekzekutiv do të konsultohet edhe më ministritë dhe bordet udhëheqëse të institucioneve të prekura nga rikonstruimi. Qeveria ditë më parë, me propozim të kryeministrit Zaev shkarkoi zyrtarë në 31 drejtori, 40 borde, agjenci dhe inspektorate.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments