Elmedin Asani është 24 vjeçari shqiptar që humbi jetën në Zvicër nga aksidenti tragjik

0
18

Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka shkaktuar një viktimë.
Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Viktima është nje shtetas i Maqedonisë 24-vjeçar nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër, emri i tij është ELMEDIN (VELI)ASANI nga Reçicë e Madhe-Tetovë.

Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkak të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.

Shtetasi nga Maqedonia Veriore vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. “Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli. Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu.com. Shkaktari i aksiidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5