Ekspertët: Masa më rigoroze për personat në vetizolim

0
13

Nevojiten masa më restriktive për personat që janë në izolim dhe vetë izolim, vlerësojnë ekspertët e sigurisë. Kjo vjen pas rastit me 44 vjeçarin nga Shkupi i cili ishte pozitiv me Korona virus, edhe pse kishte nënshkruar deklaratë për vetë izolim pas kthimit nga jashtë, lirshëm ka shëtitur në Ohër, ku edhe ka pasur banesë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Duhet kontrolli ndaj disa personave të caktuar të përforcohet. Në bazë të kontrolleve operative, policia duhet t’i detektojë kush janë personat e mundshëm që nuk do i respektojnë masat dhe ndaj tyre të rritet kontrolli. Duhet më shpesh të vizitohen, pastaj të ketë mbulim operativ, për të parë a dalin jashtë apo jo. Policia ka shumë më tepër masa sesa vetëm kontrollin personal’- deklaroi Stefan Buxhakoski, profesor universitarë.

Në mënyrë plotësuese, nga Instituti i shëndetit publik në Ohër, thonë se personat që kanë qenë në kontakt me shkupjanin, tani janë në izolim, ndërsa të gjithëve u janë bërë analiza për Kovid 19. Buxhakoski shton se është e domosdoshme Qeveria të miratojë dekretin për shtimin e masave të tilla, ndërsa gjykatat të veprojnë më shpejtë në shqiptimin e dënimeve për personat e padisiplinuar.

Shumë shpesh shohim se detektohen shkelje të orës policore, por mungon reagimi i shpejtë i organeve gjyqësore në shqiptimin e masave. Shqiptimi i masave do të thotë veprim parandalues-  shton Stefan Buxhakoski.

Nga Policia e Ohrit thonë se intenzivisht kontrollohen personat që janë në izolim dhe në karantinë shtetërore. Në rajonin e SPB- Ohër janë evidentuar 9 persona të ri në vetë izolim dhe ndaj tyre janë bërë 260 kontrolle.

Këto kontrolle i bëjmë në mënyrë të pavarur si polici por edhe në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik dhe Inspektoratin shtetëror sanitarë dhe shëndetësor. Mendoj se në këto rrethana dhe në një koordinim të këtillë, masat janë të mirëfillta dhe japin rezultate- deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB- Ohër.

Në situatë të përhapjes së epidemisë së Korona virusit nevojitet edhe vazhdimi i kohës së paraparë për orë policore, vlerëson Buxhakoski, sipas të cilit, kjo është e nevojshme për t’u detektuar të gjithë ata që janë të infektuar me Kovid 19.

Miki Trajksoski


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5